Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkon restaurimin e Teatrit Kombëtar, ndërsa thotë se me shembjen e kompleksit të godinave, Tirana do të pësonte një humbje.
Me një shënim në rrjetet sociale, Forumi pranon se restaurimi i godinës së Teatrit Kombëtar është një “sfidë”, por thekson se me inovacionet që ofron epoka jonë, mund të restaurohet me sukses, ndërsa sjell shembullin e rivlerësimit të një kino-teatri me stil të tillë të viteve ‘30 në Lisbonë.
Postimi i plotë:
Teatri, ne gjendjen e degraduar qe ndodhet sot, ngjall shume mosbesim nese mund te restaurohet funksionalisht dhe estetikisht; e nese do arrije te qendroje – me gjuhen e tij arkitekturore e volumore – ne sheshin me shije te forte renesanse qe ka patalogu perpara tij.
E kemi thene dhe e themi me bindje qe PO mund te restaurohet me sukses.
Teatri, nje veper e arkitektit Berté, eshte nje ndertese stilistikisht unikale (per Shqiperine) dhe godine e rralle tashme ne nivel Europian, nje veper qe i perket repertorit te “racionalizmit monumental”, sic shprehet Gresleri, dhe qe per si eshte krijuar, formulon nje hapesire urbane me zhvillimin hapesinor-planimetrik pa krahasim me asnje tjeter ne vend.
Restaurimi dhe rivleresimi i tij eshte vertete nje sfide profesionale por me sukses te garantuar ne pikepamje te estetikes se imazhit dhe teknologjise se funksionit.
Po japim ketu vec nje shembull te menyres se rivleresimit te nje kino-teatri me stil te tille te viteve ‘30 ne Lisbone (Portugali), si deshmi se cfare humbet Tirana me shembjen e Teatrit te vjeter… do te ishte nje mekat zhdukja, nga ato qe nuk harrohen me.
Nga ana tjeter, Teatri i Bjarkes, persa eshte estetik ne vetvete, e ben konfuz atmosferen e sheshit (qe sot ka shije te Renesanses Europiane) pasi ligjeron me leksik te ndryshem arkitekturor e, per me teper, me sintakse coroditese qofte ndaj plastikes klasike te ministrive, qofte ndaj volumetrise po aq klasike te Teatrit.
…
Ta restaurojme Teatrin Kombetar me inovacionet qe ofron epoka jone, ta shnderrojme ate ne nje “kuartier lumiere”, dhe do shohim se qendra e Tiranes do fitoje nje “bizhuteri” qe frymezon kulture dhe art urban.