Një “tironse e vjetër” është rebeluar me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe, nga pushteti ka vendosur të kalojë në opozitë. Bëhet fjalë për këshilltaren bashkiake Mirela Bogdani, nga FRD-ja e Bamir Topit, e cila vendosi t’i bashkohet grupit të PD-së, në shenjë refuzimi mbi mënyrën se si është trajtuar çështja e pronës së Teatrit Kombëtar.

Ajo tha se sjellja arbitrare e Erion Veliajt me Teatrin, duke i hequr qytetit pronat publike për interesa private, ishte akti që ajo vendosi të marrë edhe këtë pozicion.

“Prandaj duke filluar qe sot e deri ne perfundimin e ketij mandati, une nuk e konsideroj me veten pjese te koalicionit te majte, por ne opozite me te, per aq kohe sa Këshillit Bashkiak do vazhdoje te keqfunksionoje si deri me tani, dhe ne te gjithe ato raste kur projekt-aktet e servirura nga administrata jane jo ne dobi te qytetit e banoreve te Tiranes, por ne benefit te drejtuesve te bashkise dhe te partise perkatese, si dhe te oligarkeve me te cilet ata bashkepunojne”, tha znj.Bogdani, pasi zbërtheu pikë për pikë të gjitha ato që i konsideron shkelje në mënyrën e trajtimit të pronës.

Ky është ndër të rrallat raste në politikën shqiptare në 25 vite, kur dikush preferon të qënit në opozitë, në mbrojtje të kauzës.     

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re