Teatri “Skampa”, eshte nje nder institucionet me te rendesishme kulturore ne Shqiperi. Ky institucion se bashku me Teatrin “Migjeni” te Shkodres, “Aleksander Moisiu” i Durresit dhe i rretheve te tjera si ai i “Andon Z. Cajupi” te Korces, “Petro Marko” i Vlores, “Bylis” i Fierit etj jane pararoja, pasuria jone kulturore kombetare ne kete gjini, trupat profesioniste e te cileve kane vene ne skene me sukses qindra e mijera shfaqje si qofte shqiptare por edhe boterore .

 

TELEFONI PARALEL 1977 STAFI TEATRAL

Nje brez i talentuar aktoresh dolen nga keto teatro dhe qe u bashkuan ne Tirane duke krijuar Teatrin popullor Shqiptar ( sot Teatri Kombetar). “Skampa” ndodhet tek ish-kinema “Nacional”e qytetit te Elbasanit dhe eshte ndërtuar në vitin 1935. Ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri dhe ndër më të mirat në Ballkan. Trupa e teatrit “Skampa” ka vënë në skenë dramën “Shtatë Shaljanët” dhe komedinë “Njeriu që pa vdekjen me sy”, të dramaturgut rumun me origjinë shqiptare Viktor Eftimiu.

 

Rregjizori nga Shkodra Lec Shllaku me aktoret e teatrit Skampa Antoneta Kristo dhe Tefta Hamzaraj.

Komedia, me regji të Lec Shllakut, e cila u vu në skenë në vitin 1970, u ndoq nga afër nga dramaturgu Eftimiu, i cili vlerësoi lojën e aktorëve në përgjithësi, sidomos interpretimin e aktorëve Shpëtim Shmili, Robert Ndrenika dhe Haxhi Sejko. Deri në vitet 1980 trupa profesioniste e teatrit “Skampa” vuri në skenë mbi 30 drama e komedi, mes të cilave dhe shfaqjen “Familja e peshkatarit”, e cilësuar si një ndër më të sukseshmet.

 

Të mirëpritura nga artdashësit kanë qenë dhe shfaqjet “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Dy krisma në Paris”, “Engjëjt e skëterrës”, “Turneu”, “Nepërka”, të cilat mbajnë ‘vulën’ e këtij teatri. Ata që kanë interpretuar janë nderuar me tituj të lartë si “Artist i Popullit”, “Artist i merituar”,“Aleksandër Moisiu’, etj. Më 4 gusht 2011 Përfshihet nga flakët teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit.

 

Zjarri ka përfshirë ambjentet e brendshme. Janë djegur skena, holli, karriget, gjithçka e shkrumbuar. Godina e ndërtuar në vitin 1930 u shkrumbua brenda pak orëve. Vetëm pak ditë pas djegies së teatrit, kompania “Sigal”, me të cilën teatri ishte i siguruar prej më shumë se pesë vjetësh, hartoi preventivin dhe nisi punimet për rikonstruksionin e tij, ku një ndihmë dha edhe Bashkia e Elbasanit me vendim të Këshillit Bashkiak. Më 22 shkurt 2012 artistë, intelektualë, qytetarë elbasanas kanë përuruar me një ceremoni festive tempullin e artit të qytetit, teatrin Skampa.

 

 

 

 

 

 

 

Aktoret e shquar Demir Hyskja dhe Shpetim Shmili ne interpretim !

 

 

 

 

 

 

 

Ne foto aktori i shquar Demir Hyskja dhe Tefta Hamzaraj

 

Tefta Hamzaraj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KACAFYTJA E PARE 1980; STAFI I TEATRIT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TELEFONI PARALEL `1977

 

FLAKET 1981

 

FLAKET 1981

 

TELEFONI PARALEL `1977

 

TELEFONI PARALEL `1977

 

 

 

 

 

 

 

 

Ne ndertimin e ketij materiali u perdoren fotot  nga faqja zyrtare e teatrit “Skampa”.

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re