Mëngjesin e kësaj të premteje në studion e “Abc-së së mëngjesit” u diskutua vendimi i qeverisë për të hapur kinematë, ndërsa teatrot vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Të ftuar për të diskutuar mbi këtë çështje ishin aktorët Adriana Tolka, Genc Fuga, Rita Gjeka dhe Zamira Kita.

Ata e konsideruan këtë vendim absurd, në një kohë kur si kinemaja dhe teatri ofrojnë të njëjtin ambient për shikuesit.

Aktorja Adriana Tolka e sheh këtë vendim si një “strategji” për të shkatërruar komunitetin teatror.

“Kushdo gjen një mundësi, kushdo gjen një justifikim. Po nuk e vure të punojë artisti vdes, kjo e vdes krijimtarinë e tij dhe shkatërrimi i komunitetit teatror çon ujë në burimin e sektit që na qeveris.

Një pushtet pa teatrin që të ketë ndikim në popull e ka më të lehtë….Po ndikon direkt në jetët tona. Është synim i shkatërrimit të komunitetit teatror.”, tha Adriana.

Ndërkohë, aktori Genc Fuga thotë se përtej kësaj ekziston një problem akoma më i madh, që nuk ka asnjë lloj strategjie nga autoritetet për t’ju ardhur në ndihmë në raste përballjeje me një krizë, siç ishte kjo e pandemisë së Covid-19.

“Ne u gjetëm të papërgatitur dhe u deshën që të gjithë të paraqisnin protokollet e para për mbrojtje.

Ne kemi një çështje tjetër që është më e madhe, që ne nuk kemi strategji, një ligj të rregullimit të profesionit të interpretuesit dhe krijuesit, asnjë lloj aspekti ligjor që në rast krize ne ta kemi thuajse me gjysmë protokoll gati.”, tha Fuga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re