Viti i ri artistik e gjen Teatrin Kombëtar pa një bord drejtues, i cili për pasojë duket se mban peng dhe hartimin e një kalendari për 2023.

 

Altin Basha, i cili prej një muaji drejton këtë institucion pret miratimin e Ministrisë së Kulturës.

 

ALTIN BASHA

 

DREJTOR I TEATRIT KOMBËTAR

 

“Ne kemi bërë propozimin për emrat e bordit të ri të Teatrit Kombëtar, në vazhdimësi të procedurave presim konfirmimin dhe më pas sigurisht nisim vendimmarrjen për projektet e këtij viti. Ndërkohë teatri këto kohë ka qenë në aktivitet. Besoj në mes të janarit do kemi miratimin e bordit kështu do nisim dhe projektet që do nisin kërkojnë dhe kohën e tyre.”

 

Por skena e Teatrin Kombëtar ka pritur shfaqjet e para . Në të po rivihen shfaqje të sezonit të kaluar dhe bashkëpunime, si dhe është planifikuar që të sillen 3 deri në 4 premiera gjatë këtij sezoni.

 

ALTIN BASHA

 

DREJTOR I TEATRIT KOMBËTAR

 

“Këtë sezon ne e nisim deri në momentin që do të kemi produksionin tonë të parë, me bashkëpunimet që kemi me teatrot e rretheve. është një bashkëpunim mbi një memorandum që na lejon të shkëmbejmë shfaqet. Këtë javë teatri i Durrësit “Aleksandër Mojsiu” ka shfaqje në skenën e teatrit kombëtar dhe sigurisht në vazhdimësi teatri kombëtar do të vijojë me repertorin e shfaqjeve të tij.”

 

Ndonëse në rolin e drejtuesit të institucionit të teatrit, Basha nuk e përjashton mundësinë e vënies në skenë dhe te shfaqjes së tij si regjisor.

 

ALTIN BASHA

 

DREJTOR I TEATRIT KOMBËTAR

 

“Nëse bordi do e gjykojë se krijimtaria ime vlen në rritjen e nivelit të repertorit të Teatrit Kombëtar, pse jo.”

 

Ndërkohë edhe teatri Metropol dhe ai Eksperimental ende nuk kanë një kalendar artistik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re