Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, votoi sot në shkollën “Emin Duraku”, në Tiranë.
Pasi ushtroi të drejtën e votës Blushi foli për gazetarët. Ai tha se vota është themeli i lirisë, teksa u bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.
“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në votime, të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
Tedi Blushi: Vota është themeli i lirisë, i dinjitetit dhe i fuqisë së qytetarëve. Demokraci do të thotë pjesëmarrje, ndaj apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje. Hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë, mund të marrin zgjidhje, vetëm duke votuar.
Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në votime, të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre.