Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka theksuar se kreu I shtetit për asnjë moment nuk e ka shkelur Kushtetutën në lidhje me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Në një postim në “Facebook”, Blushi teksa shprehet se e gjithë bota e di një gjë të tillë, i ka kërkuar kreut të grupit të PS, Taulant Ballës që të mos bëj rolin e zëdhënësit të Presidentit pasi nuk e ka një pozicion të tillë.

 

 “E falenderoj zotin Taulant që ka vendosur të luajë edhe rolin e Zëdhënësit të Presidentit, por e sqaroj se Zëdhënësi zyrtar jam unë! Të jetë i qetë dhe i sigurt, se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën. Presidenti Meta, jo vetëm ka respektuar Kushtetutën, por edhe:

– Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut;

-Vendimin e Gjykatës së Strasburgut që përcakton se e drejta e zgjedhjes nuk është proceduriale, por substanciale për të garantuar rendin demokratik;

– Detyrimet e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për garantimin e lirive dhe pluralizmit politik;

– Kriteret e Kopenhagenit, që janë në themel të BE.

Për këto ka folur qartë dhe Raporti Final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit! Ia kujtoj zotit Taulant të gjitha këto meqë sot ka qenë shumë i hutuar kur ka folur në emër të Presidentit. Ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin për vendosjen e kritereve historike për çeljen e negociatave!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re