Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi është përfshirë në replika me Baton Haxhiun të cilit përmes rrjeteve sociale i kujton se për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ia dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Reagimi i Tedi Blushit:

Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ia dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta.

Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd:

Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit.

Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth:

18.4 herë më të lartë se Bosnja

17.4 herë më të lartë se Mali i Zi

12 herë më të lartë se Serbia

5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut, 3.9 herë më të lartë se Kosova
Në qoftë se në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian,

Nga Shqipëria emigrojnë 12 PERSONA

Nga Kosova 3.3 persona

Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona

Nga Serbia 1 person

Nga Mali i Zi 0.7 persona

Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.

Hapi sytë katër Batonoviç!

Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE!

Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare.

Për këtë të jesh i sigurtë ti, padroni, punëdhënesi dhe pagatorët e ty shqipfolës!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re