Preisdenti i Republikës, Ilir Meta do të organizojë ditën e enjte ceremoninë e betimit të 8 anëtarëve të SPAK.

 

Ceremoninë e betimit e ka njoftuar vetë zëdhënësi I Presidentit Ilir Meta në një postim në Facebook, ndërsa shkruan se ajo do të zhvillohet në orën 09:30.

 

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re