Autoritetet iraniane kanë thirrur për këtë pasdite një manifestim në sheshin Enghelab të Teheranit, për të festuar atë që e cilësojnë si fitore kundër Izraelit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat iraniane. Tubimi pritet të nisë në orën 18:00 sipas kohës lokale (16:30 sipas orës së Italisë). Parakalime dhe manifestime pritet të mbahen edhe në qytete të tjera të Iranit.
“Këshilli për koordinimin e propagandës islamike ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në një manifestim mbarëkombëtar në mbështetje të luftëtarëve të forcave të armatosura dhe të operacionit krenar ‘Besharat Fatah’”, raportoi agjencia Tasnim.
“Regjimi izraelit u detyrua të ndalojë njëanshmërisht agresionin e tij ndaj Republikës Islamike, pas një përgjigjeje vendimtare dhe të fuqishme nga forcat e armatosura iraniane”, thuhet në një njoftim të sekretariatit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.