Mbushja në kuotën makimale të Liqenit të Ulzës ka bërë që disa hektar tokëve bujqësore, varreza e ekonomi të mbarshtimit të peshkut të përmbyten në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj.

 

Niveli i ujit të liqenit ditën e djeshme ka arritur afro mbi rrugën e asfaltuar, duke bërë që gryka e zallit të Kurvajës dhe atij të Tharbnit të tejmbushen e uji të futet në tokat bujqësore.

 

Banorët e Urakës thonë se situata përsëritet shpesh në tre vitet e fundit e ata fajësojnë kompaninë që ka HEC Ulëz e cila sipas tyre që kur ka rritur portat e shkarkimit me 80 centimetra, po përmbyten nga të gjitha anët. Banorët thonë se më problem është përmbytja e varrezave dhe ekonomive të peshkut.

 

Efektet e rritjes së portave janë parë edhe në Ulëz. Banorët treguan se niveli i ujit ka arritur deri tek bizneset në breg të liqenit ku dhe janë përmbytur toka bujqësore.