Humbja e kësaj fundjave ndaj Turbinës, e cila ishte e dyta radhazi ndaj dy ekipeve të fundit në renditje të grupit B tregon momentin asapak të mirë ku gjendet skuadra beratase.  Kështu tashmë objektivat e fillim sezonit janë zhdukur dhe Tomori frikshëm gjendet në një objektiv të ndryshëm, mbijetesa.

Kur jemi gjashtë javë nga fundi ku Tomori pritet të luaj edhe pesë takime ‘’lufta’’ e mbijetesës do të luhet pikërisht me këto skuadra. Distanca me Elbasanin është një pikë ndërsa me Turbinën vetëm tre pikë dhe deri në fund Tomori duhet të shmang dy pozitat e fundit në klasifikim.

Pas humbjes të së shtunës, drejtuesit e klubit beratas vendosën për një takim me futbollistët në fillimin e javës. Ashtu, si vet klubi ka njoftuar në faqen e vet zyrtare sot në orën 15:00 është zhvilluar një takim në ambientet e stadiumit “Tomori’’. Në këtë takim ishin pjesë drejtuesit e klubit, stafi dhe futbollistët.

Në këtë takim është diskutuar mbi gjendjen aktuale, humbjet e pësuara por edhe sigurimin e mbijetesës në fundin e sezonit, si një marrëveshje mes klubit dhe futbollistëve.

Po ashtu, në të njëjtin njoftim klubi konfirmon se do të paguaj gjobën prej 12 milionë lekësh(të vjetra) për të rikthyer skuadrën të luaj në Berat dy ndeshjet e radhës shtëpiake në të cilat ishte dënuar fusha e Tomorit./Berati.TV

https://www.facebook.com/FkTomori.Al/posts/2836373309714161

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re