“Çështja e ardhjes së ministrit Sergej Lavrov në Beograd po bëhet më e ndërlikuar”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Ai tha këtë në Bratislavë, ku po merr pjesë në Forumin vjetor “GLOBSEC 2022”.

Vuçiç i është përgjigjur kështu pyetjes së mediave për ardhjen e kryediplomatit rus në Beograd, për të shënuar Ditën e Rusisë pikërisht në kryeqytetin serb, ndërkohë që Moska është nën një izolim të plotë ndërkombëtar.

“Situata rreth ardhjes së Lavrovit është e komplikuar në çdo kuptim, por unë nuk jam gati të flas ende për këtë, por është e komplikuar në çdo kuptim. Pyetjet janë se si do të vijë Lavrov, çfarë … dhe të tjera … do të shohim”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse ka mundësi që kancelari gjerman Olaf Scholz të mos e vizitojë Serbinë më 10 qershor për shkak të ardhjes së Lavrovit dhe nëse ky do të ishte një lajm i keq për Serbinë, Vuçiç tha se sigurisht që do të ishte një lajm i keq.

Imagjinoni, thotë ai, “nëse Scholz thotë se nuk mund të vinte, do të ishte një lajm i keq”.

“Por shpresoj se nuk do të ndodhë. Fillimisht të shohim nëse Lavrov do të vijë… Ka reagim edhe nga vendet e tjera”, tha Vuçiç.

Sipas njoftimeve, ministri i Jashtëm rus duhet të vizitojë Serbinë më 7 korrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re