Pushuesit në plazhin e Macarese-s, në rajonin e Lacios, përjetuan momente tmerri pasditen e së dielës, 3 gusht, kur një tornado i habiti të pranishmit, duke “ngritur” çadrat në ajër dhe duke shkaktuar panik.
Sipas dëshmitarëve okularë, moti u përkeqësua papritur dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke i hedhur tutje çadrat dhe shezlongjet. Pushuesit filluan të vraponin në panik për t’u strehuar, ndërsa stafi i plazhit u përpoq të menaxhonte kaosin e krijuar.
“Moti u përkeqësua papritur dhe filloi të frynte shumë fort. Çadrat u hodhën në ajër,” tha një punonjës në një dyqan plazhi në zonë. “Zgjati disa minuta, por njerëzit u frikësuan dhe vrapuan për t’u fshehur. U afrova te rojet e plazhit për t’i ndihmuar të mbyllnin çadrat dhe të çonin pushuesit në një vend të sigurt. Pati panik, por për fat të mirë askush nuk u lëndua. Pak më vonë, gjithçka u kthye në normalitet.”
🌪️ Tromba d’aria nella spiaggia romana 🌪️
Nel pomeriggio di domenica 3 agosto, una tromba d’aria ha colpito il litorale di Maccarese, sollevando gli ombrelloni e costringendo i bagnanti alla fuga.#Maccarese #Maltempo #Spiaggia #Estate #Roma #Cronaca #Notizie #Fregene pic.twitter.com/FJ2x8JqNrC
— Money.it (@moneypuntoit) August 4, 2025
Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për të lënduar ose dëme materiale, ndërsa theksojnë se ky është një fenomen i rrallë për sezonin dhe rajonin, i cili duket se lidhet me paqëndrueshmërinë intensive të motit të ditëve të fundit në Italinë qendrore. /tesheshi.com/
