Festivali më i madh në botë i aviacionit dhe hapësirës TEKNOFEST KARADENİZ brenda dy ditëve u vizitua nga 205 mijë persona.
TEKNOFEST që organizohet nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë së Türkiye-s (Fondacioni T3) dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë, vazhdon në aeroportin Çarşamba në qytetin Samsun të Turqisë.
Më 30 gusht, festivali hapi dyert për vizitorët dhe në ditën e parë u vizitua nga 110 mijë persona ndërsa në ditën e dytë nga 95 mijë. Në festivalin që do vazhdojë deri më 4 shtator mbahen gara teknologjike dhe shfaqje ajrore.
Po ashtu në TEKNOFEST KARADENİZ ekspozohen edhe mjetet ajrore pa pilot, helikopterë dhe avionë jet që janë prodhim vendas dhe kombëtar në industrinë e mbrojtjes, aviacionit dhe hapësirës së Turqisë.
Gjithashtu në festival ka edhe automjete elektrike që janë prodhim vendas nga institucionet dhe organizatat publike.
Burimi: AA