Teknologjia i ka shpall lufte librit. Varsia ndaj saj ka ul ndjeshëm leximin.

Në një vëzhgim të kryer në bregdetin e Vlorës me gishtat e dorës numërohen pushuesit që lexojnë nën çadër.

Është e vërtetë ka shumë pak njerëz që lexojnë, çfare mekati”.

Panorama e vaket buzë detit me pushues me libra në duar, përligjet edhe në shitje.

Gjatë këtij sezoni veror kemi një rënie në shitjen e librave, por janë lexuesit besnikë ato që nuk largohen pa libër”, është shprehur Enerik Paja menaxher shitjesh.

Turistet shenojne interesin me te madh per libra ne kete sezon

“Une gjithnje marr nje liber për ta lexuar, kudo që shkoj, preferoj librat fikshëm, por këtë here më intereson letërsia klasike” , shprehet një turiste.

“Kam marr një libër gatimi me receta nga Shqipëria, gjithashtu po kërkoj dhe diçka për tim bir”, ka thënë një tjetër turiste.

“Të pushosh në det apo mal pa një liber me vete është një ide e shterpë”.

Ndër librat më të kërkuar mbetet nobelistja Annie Ernaux dhe Lea Ypi. Edhe shijet e librave ndahen në gjini, gratë dhe vajzat preferojne historite romantike, ndërsa burrat dhe djemtë librat psikologjik , historik dhe filozofik./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re