Edhe pse afër tyre po ndodh tragjedia palestineze, me një shtet kufitar kafshëror si Izraeli, që një ditë mund t’i kafshojë dhe ata, familja mbretërore jordaneze është në të tjera përjetime. Aty po kremtohet 25-vjetori i kurorëzimit të mbretit Abdullah.

Edhe pse mbretëresha Raina nuk poston shpesh foto me bashkëshortin e saj, ky përvjetor e ka detyruar të bëjë një dedikim për të shoqin në rrjetet sociale.

“Mbreti i zemrës sime… të përgëzoj për jubileun tënd të argjendtë”, ka shkruar ajo krahas një videoje ku shfaqet mbreti duke kryesuar ngjarje të ndryshme institucionale, por edhe në skena të ndryshme nga jeta e tyre private e përbashkët.

Mbreti i Jordanisë u bë monark në vitin 1999 dhe 800 të ftuar morën pjesë në pritjen në Pallatin Raghadan. Së bashku me mbretin e atëhershëm 37-vjeçar, mbretëreshë u bë edhe Rania 29-vjeçare e atëhershme, më e reja e kësojme në botë.

Përveç këtij mesazhi urimi për Mbretin nga Mbretëresha, Oborri Mbretëror Hashemit publikoi një portret të ri zyrtar të çiftit mbretëror për të shënuar Jubileun e tyre të Argjendtë.

Në portretin e fundit, Abdullah II është veshur me uniformë ushtarake me dekorime, ndërsa pranë tij shkëlqen Rania e Jordanisë me një fustan elegant blu me mëngë të shkurtra. E ndërsa mbreti ka një kapelë uniforme ushtarake në kokë, “look”-u i mbretëreshës plotësohet me një diademë spektakolare diamanti.

Rania ishte vetëm 22 vjeçe kur u martua me princin jordanez i cili u bë papritur mbret gjashtë vjet pas martesës së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re