Skip to content

Teksa pritej të shkarkohej, Flauers Shoshi shpërblehet! Emërohet drejtor i UKT

UKT 1024x576 1

Në krye të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, është vënë këtë të hënë, 5 janar 2026, Flauers Shoshi.

Shoshi vjen pas shkarkimit të Skerdi Drenovës.

Kujtojmë se Drenova u shkarkua pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Qytetarët kanë raportuar prej kohësh se furnizimi me ujë është kufizuar në vetëm një orë në ditë, një sasi e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat më bazike të përditshmërisë, si higjiena personale, gatimi apo pastrimi. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh dhe pakënaqësi në masë, veçanërisht për familjet me fëmijë, të moshuar apo persona me nevoja të veçanta.

Situata ka nxitur reagime edhe në nivelet më të larta të politikës.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht kritika të forta ndaj menaxhimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, duke deklaruar se gjendja e krijuar është pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjshmërisë institucionale.

Pak ditë pas skandalit me krizën 5-ditore të ujit në Vlorë, teksa të gjithë prisnin shkarkimin e tij nga detyra, Flauers Shoshi shpërblehet nga qeveria Rama dhe emërohet drejtor i ri i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT).

Deri para marrjes së kësaj detyre, Shoshi ka shërbyer si kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

WhatsApp Image 2025 12 05 at 10.45.16 AM 640x756 1