Kryetari i Komisionit të Maqedonisë Viktor Gaber ka deklaruar se të gjitha tekstet shkollore të Maqedonisë, i janë dërguar ekspertëve grekë, për rishikimin dhje heqjen e të gjithë nacionalizmave.

 

Udhëheqësi i ekip të Maqedonisë Gaber është i kënaqur me bisedimet fillestare dhe u shpreh se ka vullnet nga të dyja palët për bashkëpunim. Gjithashtu në këtë takim bëhet me dije se është miratuar edhe rregullorja për punë, e cila është dinamika e takimeve të ardhshme.

 

Duke qenë se bisedimet janë në një fazë të hershme, Gaber nuk zbulon se cilat janë temat që sipas tij, do të shkaktonin më shumë polemika. Lidhur me toponimet në tekstet shkollore, siç është thirrja e Thesaloniki apo e Selanikut, Bitolës apo Manastirit, ai thekson se në këtë pjesë përdoren konventa ndërkombëtare që janë të favorshme për Maqedoninë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re