Qindra izraelitë u mblodhën në Tel Aviv dhe Haifa për të protestuar kundër qëndrimit të kryeministrit Netanyahu “i cili mbajti përgjegjës opozitën për incidentet e fundit terroriste” në konferencën për media mbrëmë.

Ka pasur një përplasje mes policisë dhe grupeve që mbyllën për trafik autostradën Ayalon, një nga rrugët kryesore të Tel Avivit.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tërhoqën vëmendje fjalët e një protestuesi i cili e pyeti policinë duke brohoritur: “Çfarë bëtë në Mesxhid al-Aksa?”.

Gazeta “Haaretz” shkruante se janë arrestuar 8 protestues ndërsa policia tha se gjatë protestës në Tel Aviv janë arrestuar 2 persona.

Ndërkohë që policia ndërhyri kundër protestës, të cilën e shpalli të paligjshme, protestuesit vazhduan protestat e tyre duke thënë se “nuk ka protestë të paligjshme”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dje në mbrëmje njoftoi se ministri i Mbrojtjes i shkarkuar më parë Yoav Gallant do të kthehet sërish në postin e tij.

Netanyahu tha se Izraeli po përballet me një valë terrori dhe se kanë ndodhur shumë incidente gjatë qeverisë së mëparshme.

– Shtyhet reforma gjyqësore

“Reforma gjyqësore”, e shpallur nga ministri izraelit i Drejtësisë, Yariv Levin më 5 janar, përfshin rregullore që kufizojnë kompetencat e Gjykatës së Lartë dhe lejojnë qeverinë të ketë fjalë në emërimet gjyqësore.

Kryeministri Netanyahu më 27 mars njoftoi se po shtynte reformën gjyqësore, e cila shkaktoi protesta dhe greva masive në të gjithë vendin.

Pavarësisht vendimit të shtyrjes, qeveria e Netanyahut, e cila nuk bëri asnjë hap prapa, tha se rregulloren e diskutueshme do ta kthejë në Parlament në fillim të majit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re