Dy oficerë të Capitol-it ngritën një proces gjyqësor kundër ish-presidentit Donald Trump për nxitjen e kryengritjes së 6 janarit, duke thënë se ai ishte përgjegjës për dëmtimet fizike dhe emocionale që pësuan në atë kohë.

James Blassingame, me 17 vjet shërbim dhe Sidney Hemby, i cili ka qenë një oficer policie për 11 vjet, kanë ngritur një padi kundër Trump para gjykatës Amerikane për Distriktin e Kolumbias, duke kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 75,000 dollarë, raporton Reuters.

Padia pretendon se kërkesa për dëmet për dëmtimet fizike dhe emocionale të shkaktuara nga sjellja e paligjshme e të pandehurit Trump, i cili nxiti kryengritjen e 6 janarit 2021, në të cilën ndjekësit e tij u përpoqën të sfidonin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.

Policët e pakënaqur të policies, në kërkesën para gjykatës gjithashtu tregojnë sjelljen e ish-presidentit republikan para dhe pas zgjedhjeve presidenciale, i cili përfshin komente në fjalime, në Twitter dhe gjatë debateve presidenciale.

Procesi gjyqësor pretendon se Trump nxiti dhunë gjatë fushatës presidenciale, pas bindjes se zgjedhjet ishin manipuluar pasi presidenti aktual Joe Biden u shpall fitues.

Sipas padisë së tyre, Trump kërcënoi me dhunë kundërshtarët e tij, inkurajoi ndjekësit e tij për dhunë dhe miratoi veprimet e tyre të paligjshme.

Procesi gjyqësor pretendon gjithashtu se Trump inkurajoi mbështetësit të vinin në Kapitol në 6 Janar dhe “të ndalonin vjedhjen” muaj pas zgjedhjeve.

Në një cicërimë më 19 dhjetor, ai shkroi “Protesta e madhe në Uashington, 6 janar. Të jesh atje, do të jetë e egër “, të cilën shumë nga mbështetësit e tij e morën si një thirrje fjalë për fjalë për armë.

Trump më parë ka mohuar përgjegjësinë për trazirat në të cilat pesë persona humbën jetën, përfshirë një oficer policie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re