Përdoruesit do të marrin gjithashtu një mesazh që i informon se ky është një ushtrim, duke shmangur kështu çdo konfuzion ose shqetësim.
Qeveria britanike po planifikon të testojë sistemin e saj kombëtar të emergjencave të dielën (7/9), me miliona telefona celularë në të gjithë vendin që bien njëkohësisht.
Testi është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rritur gatishmërinë për emergjenca kombëtare, të tilla si ngjarje ekstreme të motit ose kriza të tjera. Testi do të zhvillohet në orën 5:00 pasdite, me një sinjal që zgjat afërsisht 10 sekonda. Përdoruesit gjithashtu do të marrin një mesazh që i informon se është një stërvitje, për të shmangur çdo konfuzion ose shqetësim.
Sipas AFP-së, kjo është hera e dytë që sistemi është testuar që nga viti 2003, dhe qeveria britanike ka theksuar rëndësinë e vlerësimit të rregullt të performancës së tij. Ministri përgjegjës për sistemin, Pat McFadden, tha se ishte thelbësore të sigurohej efektiviteti i sistemit në rast të një emergjence të vërtetë. “Ashtu si me sistemet e alarmit në shtëpi, ne duhet të sigurohemi që ato funksionojnë siç duhet”, tha McFadden.
Qeveria ka organizuar një fushatë ndërgjegjësimi për të minimizuar ndërprerjet, duke zgjedhur të dielën për të shmangur presionin e ngjarjeve të mëdha sportive ose ngjarjeve të tjera të rëndësishme.
