Andrea dhe Martin Olldashi
Detaje të reja janë mësuar për vrasjen e dy vëllezërve Olldashi në Maliq, të cilët u gjetën tre ditë pasi nëna e tyre denoncoi për humbjen e tyre. Ishte një telefonatë që i nxori nga shtëpia në datën 7 Dhjetor për të mos i kthyer më në banesë.
Ata udhëtuan me makinë deri në fshatin Zivirinë të Maliqit, ku dyshohet se u vranë pasi u gjetën ditën e djeshme pa shenja jete, të mbuluar me dhe në një kanal. Policia ka sekuestruar disa telefona celularë, përfshi ato të të njohurve të tyre.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja ndërsa mësohet se janë gjetur shenja plumbash në kokën e gjoksin e vëllezërve Andrea Olldashi, 33 vjeç, Martin Olldashi, 31 vjeç.
Emrat e vëllezërve nuk janë të panjohur për policinë, pasi në vitin 2012 akuzohet se i kanë vendosur tritol një lokalit të Gjergji Lekës, ish-futbollist.
Vetë futbollisti Leka deklaroi se ngjarja e rëndë kishte lidhje me një konflikt të hershëm mes tij dhe dy vëllezërve Olldashi. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
