Një nga të akuzuarit e dosjes së gjyqtares Enkelejda Hoxha është edhe mjeku  Shkëlqim Korbi, i cili akuzohet se ka lëshuar një akt ekspertizë të rremë për të ndihmuar në lirimin e Gentjan Nezajt dhe Saimir Petanit. Në përgjimet e publikuara, Korbi kishte lëshuar një tjetër raport të cilin e kishte nisur në gjykatë përmes sekretares së identifikuar si “Bona”, e cila e telefonin lidhur me përgjigjet e raportit të përpiluar nga vetë ai.

Ndërsa në një tjetër bisedë,  Shkëlqim Korbi e vë në dijeni avokaten Hoti se e kishte dorëzuar aktin e ekspertizës pas kërkesës saj dhe se rezultati ishte i keq. Më pas, eksperti premton se do ta tërheqë aktin dhe për këtë lidhet me sekretare Bonën.

Biseda mes avokates Suzana (Pasha) Hoti dhe Shkëlqim Korbit është kjo:

Hoti: Alo, Çimi, si kalove?

Korbi: Mirë, ça bën?

Hoti: Zana jam, a u lodhe?

Korbi: Jo, çkemi!

Hoti: A të gjej me 15 paradite në Tiranë herët a vetëm kur të takoj kur të vish në Burrel a?

Korbi: Po i kena dorzu sot ato

Hoti: Vërtetë?

Korbi: Po po

Hoti: Mirë a keq?

Korbi: Jo keq… keq…

Hoti: Po pse mor shok, po të pata thon mor ti

Korbi: Po vetëm po të shkoj t’i them t’a tërheqim, ça të të them unë ty?

Hoti: Po shko mor shok, shko mor shok tërhiqe se vij sonte aty po deshe unë, të pata thon kur do të vijsha

Korbi: Ja prit ti them, prit t’i them Bonës

Hoti: Hajde pra thuj, hajde ciao ciao, më thuaj, thuaj

Në bisedën më sipër Shkëlqim Korbi e vë në dijeni avokaten Hoti se e kishte dorëzuar aktin e ekspertizës pas kërkesës saj dhe se rezultati ishte i keq. Pas kërkesës së avokates, eksperti premton se do ta tërheq aktin dhe për këtë lidhet me sekretare Bonën.

Biseda mes tyre:

Bona: Po dotore

Korbi: O Bona, i dorëzove ato aktet e mia?

Bona: Po, jo i dorëzova dmth i bëra shkresën përcjellëse (Ça kishe?)

Korbi: Atë Arjol Keçin bre mo se e kam bo gabim…. Një gabim, shife të lutem Arjol Keçin

Bona: Arjol Keçin ta heq veç

Korbi: Po po heqma, dhe leje se po vij unë

Bona: Ok, mirë, ja po e heq veç

Korbi: E se kam bo, kam bo një gabim aty

Bona: Po po e heq unë pa merak

Korbi: Hajt rrofsh Bona, hajt

Bona: Asgjë dotore, pafshim

Pasi sigurohet nga sekretarja Korbi telefonon avokaten Suzan (Pasha) Hotin:

Hoti: Hë Çimi!?

Korbi: Ja i thashë, ja për tërheqjen

Hoti: Atëherë a të vijë Lefteri (bashkëshorti i saj) do të takojë mbasdite në ça ore e do me e taku?

Korbi: Po, nigjo, unë kthehem nga Shkodra, e do më dali diku ai, se kam gjyq në Shkodër unë

Hoti: Në rregull, a të vij mbasdite në orën gjashtë në Tiranë ose në shtatë?

Korbi: Po mos vij moj në Tiranë se jam në Shkodër unë apo do me ardh në Tiranë ai?

Hoti: okei, për sa? Na foli Lefterit se e kam ci tu unë e të dali në rrugë e të komunikosh me të, ok.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re