OnePlus prezantoi të Hënën OnePlus 6T, një prej telefonëve të parë me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Por zgjedhja e OnePlus për identifikimin biometrik është një shembull i qartë sesi prodhuesit e telefonëve Android tentojnë të maten me teknologjinë Face ID të Apple.

Gjigandi i iPhone provoi me Face ID se teknologjia e njohjes së fytyrës është mënyra më e sigurte për të mbrojtur telefonin.

Mjafton të shikoni drejt telefonit për më pak se 1 sekondë dhe teknologjia verifikon pronarin e tij.

Face ID solli edhe përfitime të mëdha: Apple mund të zgjerojë hapësirën që zë ekrani tek iPhone duke hequr plotësisht butonin fizik “Home.”

Madje sot presim që Face ID të mbërrijë tek iPad në aktivitetin e paralajmëruar.

Megjithatë prodhuesit e telefonëve Android nuk kanë arritur do të kopjojnë teknologjinë me sigurinë dhe shpejtësinë që e karakterizon.

Disa sisteme të njohjes së fytyrës janë prezentë tek telefonët Android por nuk janë aq të sigurte sa skaner i shenjave të gishtërinjve

Opsione të tjera më të sigurta si skaneri i Irisi tek Samsung janë të sigurte por jo aq të shpejtë.

Për zgjeruar madhësinë e ekraneve të telefonëve të tyre, prodhuesit Android kanë zgjedhur të vendosin skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran ose në pjesën e pasme të telefonit.

Strategjia e OnePlus është të fshehë këtë skaner nën ekran.

Kur nuk është në përdorim elementi vizual i skanerit fshihet duke parandaluar prekjet aksidentale.

Gjithashtu zhvendosja nga pjesa e pasme nën ekran do të thotë që përdoruesit nuk do të prekin më aksidentalisht sensorin e kamerës së pasme.

Skaneri i OnePlus funksionon shumë mirë dhe është i shpejtë por jo aq sa Face ID në iPhone XS. Ai mund të përdoret edhe për blerje online dhe është e ardhmja e identifikimit në telefonët Android.

Samsung, prodhuesi më i madh në botë i telefonëve Android, ka planifikuar një strategji të ngjashme me flagshipin e 2019-ës, Galaxy S10, raportoi Bloomberg javën e kaluar.

Kompania motër, Oppo, ka integruar të njëjtën veçori tek R17, një telefon thuajse identik. Huawei gjithashtu ka bërë të njëjtën gjë me flagshipin Mate 20 Pro prezantuar pak ditë më parë.

OnePlus 6T është modeli më i ri dhe vjen me ekran më të madh por me “notch” edhe më të vogël se rivalët. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re