Kongresi Mobil Botëror ende nuk ka startuar por një postim në rrjetin social Twitter mund të ketë zbuluar sekretin më të madh të kompanisë: telefonin me ekran me palosje Huawei Mate X që kompania do ta prezantojë këto ditë.

Prej muajsh Huawei ka folur për idenë e një telefoni 5G me ekran që paloset dhe së fundi ka premtuar ta prezantojë në Kongresin Mobil Botëror.

Postimi në Twitter përmban një baner të pajisjes i cili konfirmon edhe emrin e telefonit, Mate X.

#Huawei #MWC2019 #MWC19 huawei Mate X pic.twitter.com/cUV7POgF6r

— 红军第十九冠 (@gimme2pm) February 22, 2019

Ndërsa detajet janë të pakta, në postin e Huawei shkruhet “telefonit 5G me ekran që paloset më i shpejtë në botë.”

Pak ditë më parë Samsung prezantoi telefonin e vet me ekran që paloset, Glaxy Fold.

Huawei gjithashtu në bazë të imazhit që përmban baneri duket të ketë marrë një tjetër strategji me Mate X. Ekrani i telefonit paloset nga jashtë duke krijuar një telefon me dy ekrane.

Detajet e plota rreth telefonit do ti mësojmë më shumë gjatë ditës së sotme kur kompania të prezantojë zyrtarisht telefonin. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re