E mbani mend telefonin revolucionar të ZTE, Axon M? Ai nuk ka qenë telefoni më i mirë i 2017-ës por ishte përpjekja më e rrezikshme e viteve të fundit mbase.
Në një ceremoni në Kullën Olimpike në Pekin, ZTE tha se Axon M do të shitet në Kinë nga data 20 Janar dhe jo vetëm.
Telefoni do të mbërrijë në Evropë përpara fundit të Marsit ku do të shitet nga Vodafone, TIM e operatorë të shquar Evropianë.
Për fillestarët Axon M ka një kamër të pasme 20 megapiksel, procesor Snapdragon 821, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme dhe Android 7.1.2 Nougat.
Ajo që e diferencon telefonin nga të tjerët është ekrani i dyfishtë. Telefoni ka dy ekrane 5.2-inç me një bosht në mes.
Përdoruesit mund të shfrytëzojnë shumë aplikacione në “split screen” ndërsa ekziston një modalitet i zgjeruar i cili shtrin një aplikacion të vetëm në të dy ekranet.
ZTE nuk është kompania e parë që provon një dizajn të tillë. Kyocera Echo nga 2011-ta kishte një dizajn të ngjashëm por nuk kishte një eksperiencë përdoruesi. /PCWorld Albanian