Skip to content

Telefoni me ekran që paloset i Xiaomi bën një gjë të pazakontë

Future technology Concept of flexible display for Xiaomi smartphone

Xiaomi me të vërtetë po punon në një telefon me ekran me palosje. Presidenti dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Lin Bin publikoi një video në Weibo.

Aty paraqitet një ekzekutiv i kompanisë duke përdorur në pajisje në madhësinë e një tableti.

Çudi ndodh kur ai palos dhe e përdor sikur të ishte një telefon i zakonshëm. Ndërfaqja automatikisht përshtatet në mesin e ekranit.

Për ta bërë të duket sa më tepër si një telefon Xiaomi ka vendosur një buton në krye të ekranit qendror për ndezjen e telefonit.

Në këtë mënyrë butoni është i arritshëm edhe kur përdoret si telefon.

Presidenti tha gjithashtu se është ende një prototip dhe duhet kohë përpara se të jetë i disponueshëm për konsumatorët.

Së fundi ai do të ketë dy emërtime të mundshme: Mi Dual Flex dhe Mi MIX Flex. /