Telefoni i parë shumë i dëshiruar me një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran do të debutojë në fund të Janarit.
Nuk vjen nga Apple, Samsung e as LG por një tjetër markë e re por e njohur, Vivo.
Prodhuesi Kinez ka punuar shumë për të perfeksionuar teknologjinë tek e cila të tjerët kanë dështuar.

Të gjithë e dimë se ka bërë një punë të mrekullueshme ndërsa në CES 2018 prezantoi një prototip.
Kompania tha se Vivo X20 Plus do të debutojë më 24 Janar në Pekin. Telefoni është prezantuar në Tetor të vitit të kaluar.
Ai ka ekran 6.4 inç, procesor Qualcomm Snapdragon 660, 4GB RAM dhe dy kamera të pasme me sensorë 12 megapiksel secili.

Por është skaneri i shenjave të gishtërinjve që do të tërheqë më shumë vëmendje. Vivo ka punuar me Synaptics për të integruar Clear ID në ekran.
Në testimet e para skaneri ishte i shpejtë, i saktë dhe i lehtë për tu përdorur. Ndërsa Vivo është kompania e parë që sjell këtë teknologji, Apple dhe Samsung pritet ti bashkohen përgjatë 2018-ës. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re