Policia e Shtetit njofton se ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit në Shqipëri nga shtetet e prekura nga COVID-19 dhe po telefonohen për t’ju bërë me dije se duhet të qëndrojnë në vetëizolim, ndryshe do përballen me pasojat ligjore.

“Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetë-karantinohen për 2 javë.

Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të pērballen me masa ligjore”, thuhet në njoftim.

Ja momenti kur nga Komisariati i Policisë Vlorë telefonohet një qytetar.

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19.Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetëkarantinohen për 2 javë.Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të përballen me masa ligjore.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 14 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re