Tre milion përdorues të rinj u regjistruan në Telegram në 24 orët e fundit gjatë momenteve që Facebook, Facebook Messenger, Instagram dhe WhatsApp po përjetonin ndërprerje të shërbimit në mbarë botën.

Lajmin e dha CEO dhe themeluesi Pavel Durov në kanalin e tij personal në Telegram. Është një numër i madh për një shërbim që ka 200 milionë përdorues aktivë.

Telegram është shërbim i ngjashëm i WhatsApp dhe ofron komunikim të enkriptuar. Aktualisht shërbimi mbahet në këmbë me donacione dhe jo reklama siç vepron Facebook.

Për të ofruar reklama Facebook grumbullon të dhëna masive rreth përdoruesve. Nga ana tjetër Telegram gjithnjë ka vënë theksin tek privatësia e përdoruesve si një prej tipareve kyçe që e bëjnë të veçantë shërbimin.

Enkriptimin e komunikimit ky aplikacion e ofron që prej 2013-ës, tre vite përpara WhatsApp. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re