Telekom Slovenije tha ditën e Premte se do të bëhet aksioneri i vetëm i operatorit të dytë më të madhe në Kosovë, IPKO Telecommunications pas ra dakord të blinte pjesën e ngelur të aksioneve që nuk e kishte në pronësi.

Bazuar në marrëveshjen e 2009-ës mes aksionerëve të IPKO dhe Telekom Slovenije, ky i fundit bleu 6.89% të aksioneve të ngelura.

Deri më sot Telekom Slovenije ka zotëruar 93.11% të aksioneve të IPKO.

IPKO, themeluar në 1999-ën, ofron shërbime të telefonisë së lëvizhme, fikse dhe internetit broadband.

Në tre mujorin e tretë të 2017-ës 35% e përdoruesve të telefonisë mobile në Kosovë ishin abonentë të IPKO. Vetëm 10% e përdoruesve të internetit broaband fiks në Kosovë i përkasin IPKO. /CIO Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re