Telenovela Lapaj-Shabani/ Rada: Po i shkon LSI-ja. Berisha i trembur, gati të bëjë koalicion post-zgjedhor

Analisti Ardit Rada, i ftuar në “Edicionin e Fundit” në ABC News, komentoi zhvillimet më të fundit në kampin opozitar, duke vënë në qendër të vëmendjes lëvizjen e Adriatik Lapajt.

Sipas Radës, rreth Lapajt po grupohen figura të afërta me LSI-në, të cilët mund të perceptohen si prurje të reja, por në fakt përfaqësojnë një zhgënjim ndaj partisë së tyre.

Ai theksoi se Lapaj nuk është vegël e Berishës apo Metës, por mbështetja që pritet të marrë e ka shqetësuar opozitën tradicionale, aq sa ajo është e gatshme të diskutojë koalicione post-zgjedhore.

“Tek Adriatik Lapaj po mblidhet LSI, mund t’i duken si prurje të rej, por fakti që nuk mbështesin partinë e tyre, do të thotë që janë më afër viktimës se sa kryetarit të tyre që ka hapur këtë debat. Nuk besoj se Lapaj është vegël e Berishës dhe Metës. Në çdo rrethanë kemi menduar se Lapaj do të ketë vota. Kjo e ka trembur opozitën në ato nivele saqë është gati të bëjë koalicion post-zgjedhor me forcat e tjera opozitare. Berisha duhet të ngrejë frymën e vet se sa të marrë një parti të vogël dhe të shesë si frymën e saj”, tha analisti Ardit Rada.