Televizioni shtetëror iranian e ka cilësuar Mbretëreshën Elisabeth “një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit” dhe madje e krahasoi atë me Adolf Hitlerin.

Ndërsa bota është në zi për një nga figurat më të dashura në historinë moderne, regjimi autoritar pretendoi se vdekja e monarkes është ‘lajm i mirë për njerëzit e shtypur të botës’ dhe tha se trashëgimia e saj është ‘plot me krime, neveri dhe pisllëk’.

Ministria e Jashtme e Iranit nuk e ka komentuar vdekjen e saj apo ngjitjen në fron të mbretit Charles III, dhe kanalet e saj televizive të lidhura me qeverinë kanë përhapur komente nga më të ndryshmet për trashëgiminë e saj.

Në rrjetin iranian Channel 1, studiuesi Foad Izadi i Universitetit të Teheranit tha:

“Ndoshta, në dritën e 70 viteve të saj në fron, ajo duhet të përfshihet në të njëjtën listë me Hitlerin.

Nga një këndvështrim i caktuar, ne duhet të jemi të trishtuar që ajo vdiq sepse iku pa u gjykuar, pa u ndëshkuar dhe pa paguar për krimet e saj.

Mbretëresha ishte një imperialiste, kolonizatore, kriminele lufte, agresioni i ushtrisë britanike në të gjithë botën bëhej nën emrin e saj.”

“Forcat e armatosura britanike janë forcat e armatosura të mbretëreshës.

Ne kemi disa persona që janë përfshirë në kaq shumë mizori në shekullin e kaluar: Hitleri, për shembull, disa presidentë amerikanë i përkasin asaj liste dhe sigurisht mbretëresha,” tha ai.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re