Televizioni shtetëror në Iran është hakuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, si shenjë proteste për krerët shtetërorë.

 

Grupi i hakerëve e ka quajtur veten “Adalat Ali”, apo “Drejtësia e Aliut”.

 

Për këtë ngjarje është raportuar pasi të paktën tre persona janë qëlluar për vdekje në protestat që kanë nisur javë më parë, pas vdekjes së Mahsa Aminit.

 

Amini, 22-vjeçare, ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral në Teheren, nën supozimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kohë.

 

Vdekja e saj ka nxitur një valë të pashembullt të protestave në Iran.

 

Edicioni i lajmeve është ndërprerë me imazhet në të cilat është parë lideri suprem, Ali Khamenei dhe një shënjestër në kokën e tij, fotografi të Aminit dhe tri grave tjera të vrara në protestat e fundit.

 

Në video janë bërë thirrje edhe për bashkim të popullatës në protesta dhe ngritje të zërit.

 

Rebelime të tilla kundër Khameneit janë shumë të rralla, pasi ai ka gati thuajse kontroll të plotë brenda Iranit.

 

Të shtunën, në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë disa studente në një universitet në Teheran duke bërtitur “humb”, gjatë vizitës së presidentit iranian, Ebrahim Raisi.

Të premten, zyrtarë të forenzikës në Iran kanë thënë se Amini ka vdekur nga dështimi i shumëfishtë i organeve dhe jo nga goditjet në kokë, siç besojnë familjarët e saj dhe protestuesit.

 

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë që më shumë se 150 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat në Republikën Islamike më 17 shtator./rel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re