Televizioni publik i Serbisë (RTS) në një shkrim të publikuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Podujevën dhe Mitrovicën e Veriut, i është referuar Kosovës si Republikë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës…”, shkruhet në fillimin e përshkrimit që media në fjalë i ka vendosur artikullit.

Kaq u desh që të reagonin edhe mediat e tjera serbe që njihen për propagandë anti-shqiptare dhe qasje sistematike kundër Republikës së Kosovës.

“Skandali në RTS që e ngriti Serbinë në këmbë. Të gjithë janë në shok për shkak të kësaj gjëje të tmerrshme në lidhje me Kosovën në Shërbyesin Publik”, shkruan “Pravda”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re