Partia Demorkatike ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë Vorën.

 

Në një postim në Facebook, drejtori i kabinetit të PD, Dorjan Teliti shkruan se situate në Vorë është e vështirë dhe se banorët e bizneset e vogla, sipas tij, kanë shpallur falimentin këtë fundvit.

 

Sipas Telitit, vetëm programi me pesë pika I propozuar nga PD mbetet zgjidhje për këtë krizë ekonomiko-sociale që ka përfshirë vendin.

 

“Sot bashkë me Orjolën, Flamurin dhe Ilirin ishim në Vorë, aty ku trishtimi dhe heshtja lexohej mjaft qartë në sytë dhe fytyrat e atyre pak shitësve që ende mbanin dyqanet hapur. Dita ditës po ikin njerëzit…qeveria e bashkia na ka braktisur…nuk ka lekë…shitjet kanë rënë 3-4 herë…nuk ja dalim dot…nuk kemi shtëpi…na është dëmtuar biznesi…nuk kemi shpresë…këto ishin disa nga fjalët therëse që i dëgjonim nga cdokush që takonim. Situata është e trishtë në këtë fundvit për banorët e Vorës dhe biznesi i vogël si e vetmja frymëmarrje për ta, edhe nën presionin e taksidarëve për të paguar detyrimet ndaj shtetit, ka shpallur falimentin. Vora e Shqipëria është në mjerim, ndërkohë që qeveria vazhdon propagandën e dritave në sheshe. E sikur të mos mjaftonte, edhe buxheti 2020 nuk ka asnjë parashikim  për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen e biznesit të vogël përmes politikave lehtësuese të taksave. Qeveria është kujdesur vetëm që paratë e shqiptarëve ti kalojë në duart e njerëzve të oborrit qeveritar.  KJO QEVERI NUK NEGOCION ASNJË QINDARKE NGA 150 MILIONË DOLLARËT që ua ka dhënë atyre përmes PPP-ve, oligarkëve të saj, por për rindërtimin për shqiptarët e mbetur rrugëve e nëpër cadra, u jep thjesht një portofol ministror. Për biznesin e vogël ska më asnjë shpresë, pasi nuk hyn në radarin e prioriteteve qeveritare, kur në fakt është pikërisht biznesi i vogël ai që mban me bukë dhjetëra mijëra familje. Kjo qeveri nuk ka as përgjegjshmëri dhe as vullnet për të bërë dicka të mirë, duke i lënë njerëzit dhe bizneset në mëshirë të fatit, ama oligarkët e majmur me taksat tona i mban fort edhe në këto ditë të vështira të katastrofës natyrore. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka një plan 5 pikësh për mbështetjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti. Zbatimi i tyre është domosdoshmëri dhe cdo orë e humbur thjesht thellon akoma edhe më shumë krizën social-ekonomike që po përjetojmë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re