Një fshat i vogël në jug të Shqipërisë, Lazarat, ka qenë prej kohësh një furnizues kryesor i marijuanës në pjesën më të madhe të Evropës. Ky fshat prodhonte rreth 900 ton kanabis me vlerë katër miliardë euro çdo vit.

Në qershor 2014, policia shqiptare vendosi ta mbyllte aktivitet e kultivimit të bimëve narkotike në këtë fshat, pas së cilës kishte një mungesë serioze të marijuanës që goditi të gjithë Ballkanin. Kështu e nis një shkrim portal VICE Serbia, për të dalë më pas në faktin se në Serbi, këto rrethana nisën të përhapen disa substanca psikoaktive me emra alte, herbal temjan, galaxy etj., por më së shumti temjan.

Këto substanca janë krejtësisht të ndryshme nga marijuana dhe qindra herë më të forta se sa ajo, thuhet në shkrim, dhe përdoruesit e tyre kalojnë dhe në episode deri më tani të panjohura skizofrenike.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re