Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore.
Moti do të jetë me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut shtrihen gjithashtu edhe në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore intensive deri në 15-20m/s. Era e fortë jugore ka sjell edhe dallgëzim të lartë në det të forcës 4 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit.
Masat ajrore më të ngrohta me origjinë jugore do të rrisin temperaturat kryesisht në vlerat e mesditës:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 14/21 Re shi
Kukës 11/20 Re diell shi
Lezhë 15/24 Re shi
Dibër 10/20 Re diell shi
Durrës 14/26 Re diell shi
Tiranë 15/27 Re diell shi
Elbasan 12/28 Re diell shi
Berat 15/26 Re diell shi
Vlorë 19/27 Re diell shi
Korçë 10/23 Re diell shi
Gjirokastër 13/26 Re diell shi
Sarandë 15/25 Re diell shi.
