Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas parashikimit të SHMU.

moti

Pritet të ketë kthjellime në pjesën e parë të ditës, ku gjatë pasdites do të ketë prezencë edhe të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit.

Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht përgjatë ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. Hera- herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë në drejtimin veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët  i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • Në zonat malore 12deri 25
  • Në zonat e ulëta 18 deri 28
  • Në zonat bregdetare 17 deri 26

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re