Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore dhe në Veri të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët.

Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore Gjatë natës pritet përmirësim gradual i motit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi  kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Orët e paradites; në republikën e kosovës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. POR mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave, kryesisht në zonat veri-veriperëndimore duke rrezikuar reshje te pakta dhe të izoluara shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku vranësirat do të dendësohen në të gjithë territorin e kosovës. Përsa i përket, parametrit të erës herë pas here do të jetë e fortë deri në 40 km/h.

Maqedonia e Veriut

Po ashtu, republika e MV në pjesën më të madhe të territorit PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; ko do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta POR pasditja do të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu, më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që gjatë natës të ketë largim gradual të vranësirave nga i gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të jënë relativisht të larta. Ndërsa; parametri i Erës paraqitet hera – herës, problematik duke bërë që në momente të vecanta Era të arrijë deri 45 km/h.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re