Moti për ditën e nesërme, 5 korrik pritet të ndikohet nga relativisht të njëjtat kushte atmosferike si rezultat i pranisë së masave ajrore të lagështa.

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që të kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në pjesën lindore të territorit, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara përqendruar më së shumti në pjesën lindore në zonat kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 18 deri 28°C
  • në zonat e ulëta 19 deri 33°C
  • në zonat bregdetare 23 deri 30°C

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re