Motit i kthjellët do të jetë dominuese në pjesën më të madhe të vendit gjatë orëvë të paradites.

Sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat veiroe dhe verilindore, herë pas here në formë shtërngatash.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jënë dominante.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas-mesditev pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar mini-
stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike.

Orët e mbrëmjes përmirësojnë sërish kushtet e motit.

Maqedonia e Veriut

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës por pas- mesdite dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të MV POR shirat do të jënë të
përkohëshëm.

Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuasje në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë
dominante.

Ndërsa Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere.

Po ashtu, Europa Lindore dominohet nga vranësira dhe shira intensivë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re