Këtë të martë pritet një përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosfrike për vendin tonë.

 

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet malore në lindje të territorit.

 

Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave apo stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 

Era do të fryjë me drejtim nga juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 5-7m/sek. Valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 11 deri 29°Cnë zona e ulëta 12 deri 34°Cnë zona bregdetare 15 deri 30°C

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti në pjesën qëndrore dhe atë veriore parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Pjesa tjetër e Rajonit do të përfshihet nga moti kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Sa i përket Kontinentit Europian; Ishujt Britanikë, vendet nordike si dhe pjesa verilindore do të ndikohen nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Në këto zona moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu. Pjesa tjetër e Kontinentit parashikohet me mot kryesisht të kthjellët si dhe temperatura në rritje.