Skip to content

Temperatura deri në 36 gradë celsius, si parashikohet moti për sot! Gjatë ditës do të ketë kthjellime dhe vranësira

Temperaturat maksimale përgjatë ditës së sotme do të arrijnë deri në 36 gradë celsius në zonat e ulëta.

Ndërkohë vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Përgjatë ditës së sotme moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Parashikimi i motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare (transparente dhe të larta) në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatatare deri në 5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 8m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 32°C

në zonat e ulëta 13 deri 36°C

në zonat bregdetare 16 deri 34°C

“”