Skip to content

Temperatura deri në 36 gradë, ja parashikimi i motit për fundjavën

Këtë fundjavë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

 

Moti, sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore, si dhe depërtimi i anticiklonit do të bëjë që orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës.

 

Në fushën termike për temperaturat pritet të pësojnë rritje kryesisht në vlerat e mesditës ku termometri do të shënoj vlerën e 35-36 gradë.