Edhe pse prej me shumë se dy javësh temperaturat në Berat janë shumë të larta, ku në ditë e orë të caktuara kanë arritur deri në 42 gradë celsius, ka dhe nga ata persona që nuk shqetësohen aspak për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Njëri prej tyre është edhe ky tregtar, që në temperatura ekstreme të nxehta, shet e tregton mish të therur brenda ambjenteve të një furgoni në qendër të qytetit të Beratit. Videoja është regjistruar nga një qytetar, që duke parë sesi mishi ishte i hedhur brenda një furgoni dhe po tregtohej në kushte mizerabël dhe jo-frigorifierike, ka realizuar edhe videon me celularin e tij.

Siç duket edhe nga pamjet filmike, mishi është i hedhur e i shpërndarë në disa arka frutash,higjena brenda këtij furgoni të viteve ’70 është skandaloze dhe mishi në kushte jo-frigoferike. Sipas denoncuesit, kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që qytetarët të prisnin në radhë për të blerë mish, pasi çmimi i tij ishte 150 lekë (të reja) më pak për kg sesa është realisht çmimi i mishit në çdo dyqan.

Siç edhe duket qartë nga pamjet filmike, furgoni ishte vendosur në qendër të qytetit dhe tregtari po shiste mish i pashqetësuar nga askush, deri në momentin kur ka parë se po filmohej nga qytetari. Menjëherë pas kësaj, ai ka mbyllur menjëherë tregtimin dhe është larguar me furgonin e tij në drejtim të daljes së qytetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re