Skip to content

Temperatura deri në -6 gradë dhe reshje shiu e dëbore, ja si do të jetë moti gjatë fundjavës

EWvXsdCV moti bore sd

Përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet malore në verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.

e shtune