Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të thata dhe të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 21/34 Diell
Kukës 20/37 Diell re
Lezhë 19/33 Diell re
Dibër 18/35 Diell re
Durrës 23/34 Diell
Tiranë 24/36 Diell
Elbasan 23/36 Diell
Berat 17/38 Diell
Vlorë 13/36 Diell
Korçë 17/34 Diell re
Gjirokastër 16/39 Diell
Sarandë 21/35 Diell.
