Skip to content

Temperatura përvëluese në fundjavë, evitoni daljen në diell sa më shumë

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të nxehta.

Moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë e pasdite zhvillim të vranësirave.

Përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje dhe juglindje, reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.